Personi që shihni në foto është Fiqiri Mjeshtri, personi i cili ditën e sotme vrau me armë zjarri Ilir dhe Kenado Shira, babë e bir në Klos. Po ashtu, mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë Eglantin e Renato Hasula.

Pasi kreu krimin, Fiqiri Mjeshtri u largua nga vendi i ngjarjes, por pas kontrolleve të policisë është gjetur i pajetë dhe dyshohet se është vetëvrarë.

Policia arrestoi dy vëllezërit e autorit, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri të cilët dyshohen si bashkëpunëtor në këtë ngjarje

Gjithçka duket se nisi pas pretendimeve se 17-vjeçari Kenado Shira, dashuronte vajzën e tij 16-vjeçare, lidhje për të cilën ai nuk ishte dakord. Adoleshenti dhe babai i tij kishin lënë takim për të shkuar në lokal të sqaroheshin me Mjeshtrin, por situata duket se ka agravuar duke bërë që ky i fundit të hapte zjarr ndaj tyre, duke i lënë të vdekur.