Banesa e Klodian Çalamanit, autorit të vrasjes së 8-vjeçarit në fshatin Gracali të Fierit, ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme.
Siç duket dhe në fotot e siguruar nga “DurrësLajm”, dhoma bashkë me orenditë është shkrumbuar plotësisht.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende, por dyshohet se ajo ka lidhje me vrasjen e vogëlushit Mateo Vasiu 10 ditë më parë.
Aktualisht Klodian Çalamani ndodhet në paraburgumin e Vlorës dhe ka pranuar se ka vrarë 8 vjeçarin dhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier
Informacion paraprak
Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.









