Nuk ka zgjatur shumë arratia e 59-vjeçarit Përparim Ademi, i cili tronditi Tiranën këtë të enjte, duke u marrë jetën bashkëjetueses së tij dhe motrës së saj. 

Burimet zyrtare njoftojnë se Ademi është vënë në pranga dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

“Policia e Tiranës vë në pranga autorin e krimit të dyfishtë.

Si rezultat i rrethimit të zonës, pikave të kontrollit dhe trysnisë së ushtruar nga shërbimet e Policisë u bë e mundur vënia në pranga e autorit Përparim Ademi.

Ky shtetas aktualisht ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, tha policia.