Lihet në burg 37-vjeçari Ramis Mici, i cili masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi. Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Micin, i cili u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike në sallën e gjyqit.

Ai tha se nuk mbante mend as vendbanimin dhe as datëlindjen e tij. Avokati i caktuar kryesisht nga shtetit kërkoi ekzaminimit psikologjik të të pandehurit, por gjykata nuk e ka pranuar kërkesën.