Elton Bengaj (Metaj), autori i vrasjes se ish-bashkëshortes se tij është deklaruar fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e cila e dënoi atë me burgim të përjetshëm dhe vuajtja e dënimit do të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.
Vendimi është dhëne pasditen e kësaj të enjteje në Gjykatën e Fierit në mungese të autorit nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtare Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka ndërsa Prokuror i çështjes ka qene Ervisa Hyka.