7 maj 2015 – Sot në Fier, prokuroria kërkoi dënimin me burg të përjetshëm të 20-vjeçarit Emiliano Yzeiraj. Ky i fundit akuzohet se në janar të vitit 2014 masakroi me sëpatë burrin e të dashurës, në fshatin Kalenjë të Mallakastrës. Prokuroria bëri të ditur se nga hetimi i çështjes rezultojnë prova dhe fakte që tregojnë se Jetmir Lazaj, 32 vjeç, u vra me paramendim, për shkak të xhelozisë së dashnorit të gruas.
Bashkëshortja e viktimës kishte pasur lidhje jashtëmartesore me Yzeirajn, i cili kërkonte që ajo të ndahej me burrin e më pas të lidhej me të.
Pritet që gjykata të vendosë për të.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”