Në një dalje për mediat ministri i Drejtësisë,Ulsi Manja, është pyetur nga gazetarët se përse urdhëroi futjen në regjimin e posaçëm “41 bis” të Sokol Mjacajt autorit të vrasjes së Arben Lleshit para se të ndodhte krimi i rëndë në burgun e Peqinit.
Manja tha se urdhri u dha për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin.
“Procedura e vendosjes në regjim të posaçëm, sot u urdhërua për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Ka një procedurë që duhet të ndiqet për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm. Edhe mënyra e komunikimit të vendosjes në regjimin e posaçëm ka një procedurë të caktuar”- tha Manja.