Një grua 32-vjeçare nga Irlanda e përshkruar si njerka “e keqe”, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e djalit katërvjeçar të të dashurit të saj, Mason O’Connell Conway.

Babai i fëmijës, 36-vjeçari John Paul O’Connell, ishte dënuar më parë me shtatë vjet burg për rrezikim, neglizhencë dhe pengim të hetimeve, duke e ditur ose duke besuar se McGhee kishte vrarë fëmijën.

Sipas raportimeve, gjykatësi Paul McDermott vendosi që McGhee, pa vendbanim të caktuar, të vuajë edhe katër vjet e gjashtë muaj burg për dy akuza të mizorisë ndaj fëmijëve gjatë javëve dhe muajve që çuan në vrasje. Dënimet do të zbatohen njëkohësisht me burgimin e përjetshëm.

Gjatë gjyqit u bë e qartë se Mason kishte pësuar abuzime fizike për javë të tëra dhe ishte izoluar në dhomën e tij për katër ditë para se njerka ta godiste në mënyrë fatale. Ai kishte pësuar dëmtime të rënda, përfshirë një lëndim në bark që i shkaktoi shqyerjen e mëlçisë dhe lëndime në kokë, që secila mund të kishte shkaktuar vdekjen vetë. Babai dhe njerka e tij përpiqeshin të mashtronin profesionistët mjekësorë për shkakun e dëmtimeve.

Nëna e Mason, Elizabeth Conway, u shpreh jashtë gjykatës se asgjë nuk do ta kthejë djalin e saj dhe përjetoi pesë vite të tmerrshme duke dëgjuar për abuzimet që i kishte përcjellë fëmija i saj. Ajo e përshkroi djalin si një fëmijë të dashur, të zgjuar dhe plot kujdes, që solli shumë lumturi në jetën e familjes.