Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Denis Zakën.

27-vjeçari nga Lushnja verën e vitit të kaluar vrau në Greqi djalin e hallës së tij pas një konflikti banal.

Prokuroria pati kërkuar burg për jetë për të riun, por duke qenë se ai pranoi gjykimin e shkurtuar përfitoi uljen e dënimit.

Denis Zaka pasi vrau kushëririn e tij tentoi ta fshehë ngjarjen duke u thënë të afërmve te tij se disa persona te tjerë e kishin vrarë gjatë një grabitje. Por, pas një hetimi të policisë u faktua se ai kishte qëlluar disa herë me thike Vladimir Murrizin.

Më pas e kishte varrosur në një përrua afër vendit të krimit, ndërsa familjarëve të viktimës në Shqipëri u sajoi historinë se ishte vrarë nga të tjerë persona.