Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi masën “arrest me burg” për shtetasin Daniel Pepaj, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi afro dy vite më parë në Vrith të Malësisë së Madhe.

Pas më shumë se dy vitesh në arrati, pak ditë më parë 27-vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës. Pas ndalimit të tij, Daniel Pepaj u njoh me rikonfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Gjatë kësaj seance mësohet se Daniel Pepaj nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me vrasjen e ndodhur më 3 tetor të vitit 2020 duke mos dashur që të flasë momentalisht.