Një 18-vjeçar, i cili vrau dy mësuese në një shkollë të mesme në Suedi, në mars të këtij viti, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Fabian Cederholm u shpall fajtor për ku përdori thika dhe një sëpatë. Rreth 50 nxënës u mbyllën në klasa gjatë sulmit në shkollën ne Malmos.

Cederholm është 18-vjeçari i parë që do të dënohet me burgim të përjetshëm në Suedi.

Nxënësi, i cili nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, kreu sulmin më 21 mars në shkollën e arteve, ku ishte student.

Mësueset, Victoria Edstrom dhe Sara Book, u gjetën të vdekur 10 minuta pasi policia u njoftua.

“Këto janë dy vrasje shumë brutale ku viktimat përjetuan frikë të madhe nga vdekja”, tha gjyqtari Johan Kvart.

Sulmet ishin ” të pamëshirshme”, shtoi gjykatësi kur dha arsyetimin e tij për dënimin.

Dënimi i përjetshëm në Suedi zakonisht zgjat nga 20 deri në 25 vjet burg.