Pas zbardhjes së krimit makabër të ndodhur një muaj më parë në Vlorë, ku nusja vrau dhe më pas dogji burrin dhe vjehrrën, publikohen të tjera detaje.
BalkanWeb raporton se nusja Hysnie Hoxhallari e arrestuar sot së bashku me bashkëpunëtorin në krim Kasëm Pirjasi, dyshohet se ka pasur një lidhje dashurie me këtë të fundit.
Pikërisht kjo lidhje jashtëmartesore dyshohet se ka çuar në krimin e dyfishtë të ndërmarrë nga nusja e shtëpisë 32-vjecare në bashkëpunim me të dashurin e saj 26-vjecar nga Fieri.
Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” teksa 73-vjeçarja Salke Hoxhallari dhe djali i saj 43 vjeçar, Olsi Hoxhallari u gjetën me shenja dhe të djegur në banesë.Policia ka sekuestruar edhe një mjet prerës me të cilën dyshohet se u dhunuan e vranë nënë e bir.





