27 maj 2015 – Pendesa dhe mëshira që shprehu në Gjykatën e Durrësit Odise Verbofshi nuk e kanë ndihmuar që të shpëtojë nga burgu i përjetshëm. 33-vjeçari akuzohet se një vit më parë vrau dhe dogji dy të rinj nga Fushë-Kruja, pasi nuk ranë dakord për çmimin e drogës që do të blinin. Ai i vrau djemtë, Albert Kasallën dhe Shkëlqim Babasin në banesën e tij, në Shkozet e më pas i vuri flakën makinës me dy viktimat brenda, në ish-Kënetë.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”