Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet gjatë operacionit për neutralizimin dhe kapjen e David Qoses, autorit të vrasjes së efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra.

Në video shfaqen momentet kur i riu ka tentuar t’i vërë flakën shtëpisë, ku duket tymi, ndërsa dëgjohen edhe të shtëna me armë që shkëmbehen mes tij dhe forcave policore.

Qosja, 30 vjeç, banues në Torovicë të Lezhës, ka rezistuar për plot 5 orë ndaj forcave të Rendit. Ai ka refuzuar të dorëzohet, duke qëlluar vazhdimisht nga banesa e tij në drejtim të policisë dhe forcave speciale. Ai ka tentuar dhe të arratisej, por në këtë moment është bërë i mundur arrestimi i tij.