Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për David Qosen.

Ai akuzohet për vrasjen e efektivit të policisë Ardian Kodra në datën 2 shtator të 2016-s në Lezhë gjatë një operacioni të policisë. 30-vjeçari nisi të qëllojë me armë nga banesa e tij dhe u dorëzua pas 5 orësh luftë.

Sipas prokurorisë, Daviq Qosja rrezikoi dhe jetën e 2 efektivëve të tjerë. Në seancën e 27 shtatorit ekspertët deklaruan se David Qose është i përgjegjshëm dhe nuk vuan nga çrregullimet mendore.

Vendimi përfundimtar për Qosen do të japet në datën 23 tetor nga Gjykata e Krimeve të Rënda.