Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e efektivit të policisë në Ishull të Lezhës.

Mësohet se Saimir Hoxha, është vrarë me armë zjarri nga trafikantët, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës në një operacion anti-drogë në Lezhë.

Sipas policisë një grup efektivësh të anti-drogës në Policinë e Lezhës po kontrollonin gjatë orëve të para të mëngjesit në zonë e Vainit, kur janë sulmuar me breshëri armësh zjarri nga trafikantët. Për pasojë i vdekur ka mbetur oficeri i krimeve Saimir Hoxha, 45 vjeç.

Ndërkohë, Aldo Rama, është autori i dyshuar për vrasjen e oficerit të policisë. Ai është shpallur në kërkim nga policia.