Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Alban Menerin, i dyshuar si autori i vrasjes së fqinjit të tij Nikolin Stakës, pas një sherri banal.
Përballë gjykatësve, mësohet se 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin që ka pasur me viktimën, por është shprehur se ai ka qenë në gjendje të dehur gjatë sherrit.
Sherri mes autorit dhe viktimës nisi për shkak të debatit që autori po kryente me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit.
Një prej zonjave që jeton në pallatin ku u regjistrua ngjarja e rëndë, ka treguar se Meneri ka pasur konflikte të vazhdueshme me banorët e lagjes. Ai pretendonte pronësinë e një hapësire që përdorej për parkim nga ana e banorëve.
Zonja tregoi se familja e Stakës jetonte jashtë vendit, dhe ai është gjetur i pajetë nga kujdestarja, e cila kishte mbërritur në banesë mëngjesin e të nesërmes.