Autori i vrasjes së Luan Hushi mesditën e 10 gushtit, i identifikuar si Klodian Keqi është arrestuar paraditen e sotme (12 gusht 2022) në kufi me Greqinë.

Arrestimi është kryer në Konispol, teksa ai po tentonte të arratisej nga Shqipëria.

Keqi akuzohet se ka vrarë me kallashnikov fqinjin e tij Hushi, pas një konflikti për disa dru në një zonë të pyllëzuar.

55-vjeçari Luan Huqi mbeti fillimisht i plagosur, ndërsa humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.