Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit Vladimir Kamberaj, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në dalje të qytetit të Vlorës.
46-vjeçari, banues në Vlorë, kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka kryer veprën penale të “Vrasjes” pasi ka vrarë me koster fqinjin e tij, shtetasin D.B, për motive pronësie. Për këtë krim ai është dënuar me 17 vite burg.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se Kamberaj për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare, ka përdorur edhe identitetin tjetër si: Arqile Muçi.
Po kryhen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.





