Ilir Koçilja, i akuzuar për vrasjen e Halil Kokës pak ditë më parë, ka dalë sot para Gjykatës së Durrësit, për tu njohur me vendimin.
Kujtojmë se autori i vrasje ka dëshmuar para oficerëve të policisë, se sipas tij sherri mes dy fqinjëve që jetonin në një pallat ka nisur për parkimin e makinës së viktimës në hyrjen para pallatit.
Ai ka thënë se ditën e vrasjes, Halil Koka e kërcënoi dhe pas kësaj ka ndodhur edhe veprimi i rëndë që i kushtoi atij jetën.





