Lezhë, 3 shtator 2014 – Gjykata e Lezhës ka vendosur masën arrest me burg për Azem Ukaj, i cili dyshohet së ka vrarë Berilion Kaçorri, si edhe ka plagosur bashkëshorten e këtij të fundit, O. Kaçorri.
Ngjarja ka ndodhur në datën 1 gusht në fshatin Lufaj të Mirditës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autori e ka ndërmarrë këtë veprim pasi e akuzonte viktimën se i ngacmonte të shoqen.
Në debatet e mëparshme, viktima e këtij krimi, nuk e ka pranuar që i kishte ngacmuar bashkëshorten autorit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





