Detaje të reja janë zbuluar në mediat greke në lidhje me ngjarjen horror të raportuar ditën e djeshme, ku një shqiptar kishte vrarë bashkëshorten dhe trupin e pajetë e kishte mbajtur prej një jave në shtëpi.
Elementi më tronditës është se ngjarja ka ndodhur kur në shtëpi flinin fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, të cilët prej kaq ditësh nuk kishin kuptuar as gjënë më të vogël dhe kërkonin nënën e tyre. Sipas informacioneve të fundit është gjetur arma e vrasjes.
Çifti nuk kishte përmendur asnjëherë ndonjë problem që mund të kishin pasur mes tyre, ndaj krimi ka tronditur të gjithë familjen dhe ka shkaktuar trishtim të jashtëzakonshëm. Çifti kishte 13 vite bashkë dhe kishin ikur nga Shqipëria për një jetë më të mirë.
Siç raportohet, gruaja punonte dy punë, në një kompani pastrimi, ndërsa pastronte edhe shtëpi dhe 39-vjeçari punonte në ndërtim.