Ky është shqiptari që dyshohet se ka vrarë gruan me thikë dhe ka plagosur edhe djalin e saj, që ndërhyri për të mbrojtur të ëmën.
Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në fshatin Angelochori të Selanikut.
Mediat greke shkruajnë se çifti ka pasur një debat të ashpër, për të cilin arsyet nuk dihen. Në debat e sipër, shqiptari ka marrë një thikë dhe ka qëlluar për vdekje partneren e tij.
Autori është arrestuar nga efektivët e Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje pas njoftimit. Ndërkohë djali 29-vjeçar është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin Hipokrati në Selanik.
Çifti raportohet se ka jetuar në kushte të vështira ekonomike.