Policia greke vazhdon kërkimet për kapjen dhe arrestimin e shqiptarit Klodi Lesi që masakroi me thikë bashkëshorten e tij greke një javë më parë. 34-vjeçari është ende në arrati, së bashku me djalin e tij 4 vjeç, të cilin e mori me vete pas vrasjes.

Mediet greke shkruajnë se shqiptari është shpallur në kërkim dhe nga INTERPOL-i dhe autoritetet helene po mbajnë kontakt të vazhdueshëm edhe me policinë italiane.

Dy ditë më parë, policia gjeti në zonën e Selanikut pranë banesës ku jetonte çifti, motorin dhe një vendstrehim ku kishte qëndruar Klodi Lesi pas vrasjes së bashkëshortes së tij.

Policia ka njoftuar edhe autoritetet e vendit tonë, pasi dyshon se 34-vjeçari mund të ketë kaluar në Shqipëri.