Vrau gruan me 39 goditje me sëpatë, por nuk dënohet dhe dërgohet direkt në një spital psikiatrik.

Kështu ka përfundur një shqiptar nga Kosova, 37-vjeçar. Vendosjen e tij në psikatri e ka urdhëruar Gjykata rajonale e Bonit, bëjnë të ditur mediat gjermane.

37-vjeçari nga Kosova ka qenë në një gjendje “çmendurie” kur e kreu krimin ndaj gruas së tij 28-vjeçare. Pasi e kreu krimin në një gjendje të paaftësisë për t’u dënuar, ai nuk ka mundur të akuzohej për vrasje.

Gruaja në Gjermani kishte shkuar vetëm gjashtë javë më parë nga Kosova. Bashkëshorti i saj, i cili jetonte në Siegburg dhe punonte në një kuzhinë hoteliere, ishte shumë i bindur se bashkëshortja e tij mësuese donte një person tjetër.

Në këtë proces ai i deklaroi si provë takime dhe diskutimet e të ndjerës, por të cilat, sipas Gjykatës nuk kanë ekzistuar kurrë.

I pandehuri kishte dëshmuar se ai ishte tallur dhe provokuar nga gruaja e tij, natën e 1 tetorit 2017, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Ai kishte marrë një sëpatë dhe e ka goditur bashkëshorten në kokë dhe në qafë. Gruaja u mbulua me gjak dhe ndërroi jetë.

Kosovari ka vuajtur përkohësisht nga një ngacmim posttraumatik, si refugjat i luftës. Gjendja e tij është diagnostikuar 13 vite më parë dhe ishte trajtuar me barëra.