Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar shtrimin në spital psikiatrik për dy muaj të Ylber Bajrakurtit, burrit që vrau gruan e tij më sëpatë.

Ylber Bajrakurti qëlloi me sëpatë bashkëshorten Lumnie Bajrakurti 42 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas të dhënave, thuhet që Ylber Bajrakurti akuzonte bashkëshorten për tradhti.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 janar 2018 në Koplik të Malësisë së Madhe, në oborrin e shtëpisë së tyre, ku mes çiftit pati debat të ashpër që më pas përfundoi tragjikisht me vrasjen e gruas.

Në momentin e ngjarjes, në shtëpi kanë qenë tre fëmijët, dy vajzat dhe një djalë të moshës 6 deri në 14 vjeç.