Veli Dervishi, 74-vjeçari që vrau gruan gushtin e vitit të kaluar në Golem, është dënuar me 35 vite burg nga gjykata e krimeve të rënda.

Me anë të gjykimit të shkurtuar, ai shmangu dënimin me burgim te përjetshëm.

Veli Dervishi, verën e kaluar, qëlloi me sopatë bashkëshorten e tij me të cilën kishte 47 vite martesë.

Shkak për krimin sipas të dënuarit ishin bërë dyshimet për tradhti dhe konfliktet e vazhdueshme që ata kishin me njeri-tjetrin.