Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në një familje në Gjirokastër, ku Leonidha Peçi, 82 vjeç ka goditur për vdekje me shkop, bashkëshorten e tij 80-vjeçare Afroviti Peçi.
Mësohet se çifti i moshuar kishin prej 2 vitesh debate me njëri-tjetrin teksa shton se më herët, bashkëshortja e kishte denoncuar në polici për dhunë.
Sipas raportimeve, 82-vjeçari është ndjerë keq në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës dhe ka pësuar infarkt. I moshuari është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.





