Ka pësuar infrakt i moshuari që sot dhunoi për vdekje bashkëshorten e tij në Përmet. Mësohet se mjekët në Gjirokastër kanë konstatuar se i moshuari ishte në gjendje të rëndë, e kanë përcjellë menjëherë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Aktualisht ai ndodhet në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT. Ai dyshohet se e ka dhunuar për vdekje me shkop druri bashkëshorten e tij.
Grupi hetimor ka mbledhur të gjitha provat e krimit të rëndë dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.