Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasjen e bashkëshortes së tij më datë 04.06.2009, është arrestuar sot nga Policia e Vlorës.
Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.
Hodaj ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me 18 vite burgim për veprën penale të "Vrasjes", të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
I arrestuari do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.





