Tetë muaj pasi vrau me sëpatë gruan e tij, i moshuari Veli Dervishi do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të dhënë llogari për krimin e kryer.
74-vjeçari e ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, Shazivare (Merja) Dervishi dhe iu tha hetuesve se krimi ndodhi pas një debati të ashpër që patën në shtëpinë e tyre në Durrës, shkruan BW.
“Bëmë debat për qiratë e dhomave të plazhit. Gruaja nuk i mori paratë e një natë një familjeje kosovare. U zumë dhe ajo më ofendoi më fjalë të rënda. Më pas kapi sëpatën dhe u drejtua nga unë. Ja mora me forcë dhe dhe e godita tri here. Ajo ndërroi jetë. Dua të them që nuk kisha qëllim ta vrisja, por ndodhi…”, ka shpjeguar ndër të tjera Dervishi.
Veli Dervishi do të përgjigjet për akuzën e “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe rrezikon një dënim tejet të rëndë.





