Një shqiptar është arrestuar në Francë ditën e sotme pasi akuzohet që vrau gruan e tij 22-vjeçare më 24 maj në Mosel të Francës.
Partneri i saj, i dyshuar per vrasjen është shqiptari L.B. 23 vjeç që posedente pasaporte serbe, i cili pas 24 ore në kërkim u arrestuar nga policia franceze. Motivet e vrasjes nuk dihen ende por 23-vjecari u fsheh bashkë me një grua 40-vjeçare e cila gjithashtu është akuzuar për “shmangien e një krimineli nga arrestimi ose kërkimi” dhe u vu nën mbikëqyrjen gjyqësore.
Stéphanie Di Vincenzo, u vra me thikë dhe ishte nënë e një fëmije 3-vjeç.





