GJERMANI– Edhe pse në pamje të parë mund të duket si një krim i ulët, historia e këtij të moshuari nga Gjermania ka brenda shumnë dashuri dhe dhimbje.
85 vjeçari Heinz F. e donte atë aq shumë gruan e tij saqë e vrau duke mos duruar dot faktin se ajo po vuante.
Për gjashtë vite me radhë, Heinz ishte kujdesur për gruan e tij, Helga, 84 vjeç të sëmurë me demencia.
Ajo nuk donte të shkonte në azil dhe iu lut atij që ta vriste. Natën e 17 shtatorit të shkuar, ai e vrau me dy të qëlluara arme.
Armën e bleu në tregun e zi. Më pas ai tentoi të vriste edhe veten por arma nuk i punoi dhe kur preu damarët policia mbërriti në kohë.
“Helga ishte dashuria ime e madhe. Kemi qenë për 58 vite të martuar dhe të lumtur. Por në fund ajo po vuante. Natën fliste me persona, që nuk ekzistonin. Ditën isha aq i lodhur, sa më binte koka në pjatë,” tregon Heinz.
Në sallën e gjyqit e bija e ngushëllon duke i dhënë kurajo për të jetuar ndërsa ai është dënuar me 2.5 vite burg.