Një burrë ka masakruar me thikë bashkëshorten e tij sepse ajo nuk i kishte përgatitur mëngjesin dhe rrobat. Ngjarja tronditëse ka ndodhur më datë 23.11.2017 rreth orës 11:00, në fshatin Karpen të Kavajës.
Pas aktit të rëndë, me të vetmit që ka folur Sami Metushi, kanë qenë tre fëmijët e tij, të cilët në momentin e vrasjes së nënës së tyre kanë qenë në oborr.
Ata kanë mbetur të tronditur teksa kanë parë babain e tyre me duart e gjakosura, ndërsa më pas ai u tregoi se u kishte vrarë të ëmën (Sose Metushi) me thikë.
"Jemi të shokuar. Prindërit tanë nuk kanë pasur konflikte. Ata shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin, me përjashtim të rasteve të rralla kur debatonin për punët apo hallet e shtëpisë. Sot (23 nëntor), babai kishte dalë herët nga shtëpia për të kryer punët jashtë, për të ushqyer gjelat apo edhe punët e tjera te sera që kemi ngritur. Ai erdhi dhe i kërkoi bukë nënës dhe disa rroba të tjera për t’u ndërruar. Por nëna nuk i kishte bërë gati pasi po merrej me punët e tjera të shtëpisë. Aty nisi debati, kur pak sekonda më pas babai e kishte qëlluar me thikë duke e lënë të vdekur në vend. Ai doli përjashta dhe na tha se kishte qëlluar nënën për vdekje", janë shprehur fëmijët e çiftit për policinë, shkruan Panorama.





