Gjykata Columbias në SHBA dha dritën jeshile për ekzekutimin e Lisa Montgomery, duke caktuar datën përfundimtare të ekzekutimit si 12 Janar.
Lisa Montgomery, gruaja e parë që do të ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara në 70 vjet, ishte planifikuar të ekzekutohej në dhjetor, por gjykatësi Randolph Moss, vonoi procesin.
Vonesa ndodhi sepse avokati i Montgomery tha se ajo ishte infektuar me koronavirus dhe nuk mund ta vizitonte para se të ekzekutohej.
Montgomery është duke u mbajtur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Indiana dhe data e saj e re e ekzekutimit është 12 janari, pak para betimit të Joe Biden, i cili është në favor të heqjes së dënimit me vdekje.
Avokatja i Montgomery, Megan Vergo, tha se gjyqtarët duhej të rishikonin vendimin dhe po përgatiteshin të bënin një ankesë tjetër.
Avokatja i kishte kërkuar Presidentit në largim Donald Trump që të falte Montgomery duke marre parasysh atë që ajo kishte kaluar në jetën e saj dhe ta ndryshojë dënimin e saj me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.
Lisa Montgomery mbyti një grua shtatzënë në Misuri dhe më pas i hapi barkun me një thikë kuzhine, nxori dhe vodhi foshnjën e saj të palindur nga barku i nënës.
Krimi është kryer në dhjetor 2004.