Drejtori i policisë së Tiranës ka njoftuar se është arrestuar Mexhit Piraci, personi që mesditën e kësaj të premteje vrau me armë zjarri ish-dhëndrin dhe plagosi avokatinë tij.
Ish-polici Picari qëlloi me armë zjarri brenda në një lokal Kudrejt Saliajn, i cili që prej vitit 2020 ishte në proces divorci me vajzën e tij. Nga të shtënat mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës Adriatik Cama.
Deri më tani Saliaj kishte zhvilluar 4 seanca gjyqësore për çështjen e divorcit, ndërsa sot në orën 12:00 do të ishte e pesta. Autori i ngjarjes pasi ka qëlluar 5 herë mbi Saliajn është larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë.





