Suela Saliaj, 32-vjeçarja shqiptare nga Florida, u gjet e vrarë në dyshemenë e dhomës së saj të gjumit e mbuluar me gjak me një çarje në fyt të hënën e 29 janarit 2024, raportoi CBS 12.
E reja u vra nga ish i dashuri i saj, 34-vjeçari Renato Muhaj, në apartamentin e saj Belleair Place në Clearëater, Florida. Mësohet se Muhaj i ka prerë fytin viktimës në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare Alessia.
Muhaj më pas rrëmbeu vajzën duke ngritur edhe një alarm për autoritetet.
Autoritetet thanë se Muhaj dhe Alessia u gjetën disa orë më vonë në automjetin e tij dhe ai u arrestua menjëherë. Ndërsa vajza, Alessia thuhet se u ribashkua me anëtarët e tjerë të familjes.
Pas incidentit, një anëtar i komunitetit ka organizuar një fushatë GoFundMe në emër të familjarëve për të ndihmuar në pagesën e shpenzimeve të funeralit dhe për të mbështetur vajzën 8-vjeçare të Suela Saliajt. Mbledhja e fondeve që kërkon 100,000 dollarë ka mbledhur gati gjysmën e shumës. Deri në momentin kur është shkruar ky lajm, janë grumbulluar 47,561 dollarë.