18 qershor 2015 – Kavajasi i kërkuar nga Itali për vrasje, vjedhje me armë dhe pengmarrje ekstradohet në shtetin fqinj. Ergren Çullhaj, 28 vjeç nga Kryevidhi, është shpallur në kërkim prej muajit mars, pasi gjykata e Breshias vendosi për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet se, nga 1 deri më 7 korrikun e shkuar, në Bergamo dhe Breshia plaçkiti disa banesa, duke shkaktuar vdekjen e shtetasit P. Rakanji me përdorimin e armëve të zjarrit.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”