Itali, 13 shtator 2014 – Në muajin korrik të këtij viti, tre shqiptarë, ndërsa po grabisnin banesën e një italiani 53 vje­çar, me profesion kasap, u zbuluan nga ky i fundit.

Në përleshje e sipër kasapi plagoset rëndë dhe më vonë vdes në spital.

Policia arritit t’i zbulojë tre vrasësit. Dy prej tyre, Pjetër Lleshi, 21 vjeç dhe Anton Vlashi, 24 vjeç u arrestuan në korrik.

Pjetri dëshmoi në prokurori, se kushëriri i tij, Viktor Lleshi, 23 vjeç, ishte personi që kishte vrarë kasapin duke e goditur me një shishe shampanje në kokë.

Policia e arrestoi Viktorin në 9 shtator, në Breshia, në momentin kur ai po përpiqej të arratisej nga Italia në Shqipëri duke përdorur një psaportë false.

Lleshi i rezistoi arrestit dhe u përpoq t’ia mbathte, por karabinierët e arrestuan në ballkonin e banesës, ndërsa po tentonte të kërcente nga ballkoni në trotuar.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/