Një shqiptar është dënuar me 8 vjet e gjysmë burg për vrasjen e paparamenduar të një izraeliti, trupi i të cilit u gjet në një kishë të rrënuar në Berlin, në prill të 2015-s.

Gjykata shtetërore në Berlin vendosi dje se i dyshuari e kishte vrarë shtetasin izraelit, Yosi Damari, 22 vjeç, pasi këta të dy ishin takuar në një bujtinë dhe kishin pasur mospajtime për shkaqe që mbesin të paqarta.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është publikuar, u arrestua disa ditë më vonë në Çeki. Ai u tha gjyqtarëve se ishte sulmuar nga izraeliti dhe pastaj e kishte goditur duke e rrëzuar në tokë për vetëmbrojtje.