FBI ka publikuar një raport ku arrihet në përfundimin se Alec Baldwin në fakt e ka tërhequr këmbëzën e armës që vrau kineasten në xhirimet e filmit ‘Rust’, pavarësisht se ai deklaronte me këmbëngulje se nuk e bëri këtë.
Ngjarja mori titujt e parë të mediave botërore në tetorin e vitit të kaluar, ku aktori vrau aksidentalisht Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.
Baldwin e ka mohuar vazhdimisht se ai tërhoqi këmbëzën e armës, e cila supozohej të ishte e mbushur me plumba manovër, por një raport i ri arriti në përfundimin se ajo nuk mund të ishte shkrepur nëse nuk tërhiqej këmbëza.
Kjo do të thotë se ai ende mund të përballet me akuza penale lidhur me incidentin, ndërkohë që departamenti i Santa Fe konfirmon se çështja do t’i kalojë Prokurorisë së Qarkut.
Autoritetet thanë dje se po presin tabulatet telefonike të aktorëve.
Të dhënat do të shqyrtohen nga detektivët dhe më pas një dosje e rastit do t’i dërgohet prokurorisë për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza apo jo.
Raporti mjeko-ligjor i FBI-së po shqyrtonte të gjitha pistat mbi aksidentin fatal si pjesë e një hetimi më të gjerë për të parë nëse mund të ngrihej ndonjë akuzë penale ndaj Baldwin.