Policia e Vlorës ka prangosur 43-vjeçarin Admir Delaj, autor i vrasjes së 64-vjeçarit Fatmir Hodo, kryetar i njësisë administrative Kotë, në Selenicë të Vlorës.
Mësohet se Hodo dhe Delaj ishin duke pirë bashkë, kur ky i fundit ka marrë çiften dhe e ka qëlluar Hodon në derë të lokalit, duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ndërsa sipas dëshmive të dhëna nga banorët, dyshohet se shkak është bërë një konflik pronësie.
Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të situatës.





