Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit kryeplakut të fshatit, Gjin Marku ndodhur sot rreth orës 07:30.

Në pranga ka përfunduar shtetasi T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65-vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu u sekuestrua arma tip "Kallashnikov", me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale "Vrasje me paramendim" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.