Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën, i cili vrau kunatën e tij Liri Xhepa në shkurt të 2019 në fshatin Sharrë, pranë Liqenit në Kombinat.
Nëna e katër fëmijëve u vra me armë zjarri nga Dashamir Xhepa, i cili më pas e hodhi trupin e pajetë në ferrat e një prej kodrave në liqenin e Sharrës.
Vrasja u konsiderua si krim pasioni, dhe Dashamiri mendohet se e vrau kunatën pasi ishte xheloz për të, duke qenë se bashkë kishin dhe një lidhje intime, ndërkohë që burri i saj ishte jashtë shtetit.





