Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë, ka dënuar me 28 vite burg Agron Tanushin, i cili vrau kunatën e tij me dy urdhër mbrojtje Jetmira Hasanin, duke rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë.

Ky i fundit ishte ankimuar si nga mbrojtja e autorit që kërkon dënim më të lehtë, ashtu edhe nga familjarët e të ndjerës që kërkonin dënim maksimal, ndërsa togat e zeza të Apelit, dhanë një dënim me 5 vite më shumë se Shkalla e Parë.

Jetmira Hasani u vra në sy të vajzës së saj 8-vjeçare dhe prej vitesh kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj.

Madje për shkak të konflikteve të shumta 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje, i cili nuk i shërbeu për të parandaluar vrasjen e saj.

Pas krimit, Agron Tanushi u largua së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.