50-vjeçari shqiptar, Fatmir Tarellari, i cili ndodhet në burg për vrasjen e kunatit të tij, ka kërkuar përmes avokatëve të tij lirimin nga qelia.

Tarellari ekzekutoi kunatin 33-vjeçar, Erjon Pelivani, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën në mënyrë të përsëritur dhe më pas i bënte presion duke i kërkuar shuma monetare.

50-vjeçari po mbahet në një prej burgjeve në qytetin e Larisës.

Tarellari u vetëdorëzua në polici pasi vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Ekzekutimi i Pelivanit ndodhi disa ditë pasi vajza 18-vjeçare i rrëfeu të atit se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës prej vitesh.

Ngacmimet ndaj të miturës kishin nisur në moshën 9-vjeçare ndërsa përdhunimet ishin regjistruar në moshën 12 deri në 14 vjeç.

Gjithashtu vajza ishte kërcënuar nga 33-vjeçari se do te publikonte pamje gjatë akteve nëse ajo nuk i jepte para.

Nga shpenzimi dhe kërkimi i parave ndaj familjarëve doli në dritë edhe ngjarja.

50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga daja i saj 33-vjeçar.

Një psikiatre që ekzaminoi 18-vjeçaren, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, kishte konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura përdhunimi dhe shantazhi.