Gjykata e Lushnjes, ka vendosur ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 49-vjeçarin Kastriot Hasalla që vrau me armë zjarri 30-vjeçarin Romeo Hasalla pas një konflikti për pronat.
Kështu ka vendosur gjykatësja Miranda Nakaj pasi dëgjoi akuzën e përfaqësuar nga prokurorja Merita Selimi dhe palën mbrojtëse të përfaqësuar nga avokati Ilir Dervishi.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në fshatin Garunjas të Lushnjes pak ditë më parë në orët e para të paradites.
Dy vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla kanë qëlluar me armë gjahu, çifte kushërinjtë e tyre, Shuaip Hasalla 65-vjeç dhe tre djemtë e tij Romeo, Emiljano dhe Laert Hasalla. Nga të shtënat ka mbetur i vdekur Romeo Hasalla , ndërsa u plagosën babai i tij Shuaip dhe dy vëllezërit e Emiljano dhe Laert Hasalla.





