Gjykata ka vendosur arrest me burg për 34-vjeçarin Lekë Vuksani i cili është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani më 2 maj 2023 në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë, 34-vjecari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati.

Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34-vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë arrest me burg me afat.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata, e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.