Personi në foto është autori i vrasjes së 51-vjeçarit Petrit Vuksani, nga Shkodra.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tom Kola” në Shkodër, teksa policia thotë se autori i ngjarjes është shtetasi Lekë Vuksani, personi që shihni në foto, i cili është shpallur në kërkim.
Siç është bërë me herët me dije, viktima ishte i vetëm në banesë kur u qëllua me armë zjarri nga qiraxhiu i tij. Edhe pse mbajnë të njëjtin mbiemër, viktima dhe autori i dyshuar nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, 51-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi ishte në Angli.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes.