Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 17-vjeçarin Devi Lala, autorin e vrasjes së adoleshentit 16-vjeçar Anxhelo Gjokazaj, të premten në zonën e Spitallës në Durrës.
Para Gjykatës së Durrësit, Lala pranoi autorësinë e krimit. Teksa u shfaq para trupit gjykues në gjendje të rënduar psikologjike, ai tha se ishte penduar për krimin e kryer.
“E qëllova nga frika, megjithatë ndjej shumë pendesë per veprimin tim. Mund edhe ta kisha shmangur. Me sulmoi vetë i pari, më goditi në kokë me celular. Ata ishin dy dhe unë nxora thikën nga frika për t’u mbrojtur”, ka thënë adoleshenti para togave të zeza.
Pasi dëgjoi pretendimet e Devid Lalës, Gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Masa e sigurimit në ngarkim të Dejvi Lala është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak se i arrestuari është i mitur.
Ngjarja ka ndodhur më datën 2 mars në lagjen numër 15 në qytetin e Durrësit. Dy të rinjtë janë konfliktuar, ndërsa më pas Lala e ka qëlluar disa herë Gjokazajn me thikë, duke ndërruar jetë në spital. Sherri mes të dyve kishte nisur nga një konflikt banal me fjalët “pse më shikon, ç’ke që më shikon”.





